Ofertë 50 milionë euro, Real Madrid kërkon mbrojtësin e Arsenalit

Ofertë 50 milionë euro, Real Madrid kërkon mbrojtësin e Arsenalit

20:28, 09/04/2021

Real Madrid nuk ka qenë edhe shumë aktiv në merkato dy sezonet e fundit, ku nuk ka bërë shpenzime marramendëse, siç shpesh na ka mësuar. Verën e këtij viti duket se gjërat do të rikthehen si në të shkuarën dhe “Los Blancos” pritet të shpenzojnë.

Në listën e dëshirave të drejtuesve nga Madridi bën pjesë Kieran Tirney, për të cilin do të ofrohen 50 milionë euro. Lajmi raportohet nga mediat angleze, sipas të cilave bëhet me dije se Arsenali dhe Reali kanë nisur bisedimet tashmë, telesport

Tirney ka qenë një nga lojtarët më të spikatur te “Topçinjtë” këtë sezon, edhe pse është kushtëzuar jo pak herë nga dëmtimet. Skocezi është pjesë e Arsenal prej 2 vitesh, ku verën e vitit 2019 u mor për 27 milionë euro nga Celtic. Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për 23-vjeçarin, që mund të kompletojë një transferim të bujshëm drejt La Ligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco