VIDEO/ I vetëm përballë portierit, Sadiku ka harruar të shënojë

VIDEO/ I vetëm përballë portierit, Sadiku ka harruar të shënojë

09:35, 04/04/2021

Bolivar triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Blooming në kampionatin bolivian. Në fushë nga minuta e parë për Bolivarin ishte edhe futbollisti shqiptar, Armando Sadiku. Sulmuesi elbasanas luajti për 90 minuta, ku arriti të krijonte disa raste, por pa mundur të tundte rrjetën.

Rasti më flagrant u regjistrua në minutën e 71-të, ku Sadiku i vetëm përballë portierit nuk arriti të shënonte, duke falur një gol të sigurt.

Ky nuk ishte rasti i vetëm që sulmuesi shqiptar do të humbiste, ku herë pas here është shoqëruar me vendosjen e duarve në kokë nga trajneri që nuk po i besonte syve. Tashmë ana psikologjike po rëndon shumë te lojtari që ka thuajse 1 vit pa shënuar gol në ndeshje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco