Superiore/ Teuta mposht Laçin dhe merr kreun, Vllaznia dhe Partizani nuk guxojnë

Superiore/ Teuta mposht Laçin dhe merr kreun, Vllaznia dhe Partizani nuk guxojnë

18:02, 03/04/2021

Kanë përfunduar dy supersfidat e javës së 26-të në Kategorinë Superiore.

Teuta ka fituar me rezultatin minimal 1-0 përballë Laçit në “Niko Dovana”, duke marrë kreun e renditjes në kampionatin shqiptar.

Durrsakëve i mjaftoi supergoli i Dejvi Bregut në minutën e 76-të për të dalë me tri pikë dhe për të marrë vendin e parë, në kuotë të barabartë pikës me Vllazninë.

Bregdetarët e nisën mirë sfidën, duke dominuar 45 minutat e para, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Pjesa e dytë nisi ashtu siç u mbyll e para, me skuadrën e Martinit më kërkuese. Pas tentativave të shumta, durrsakët u shpërblyen në të 76-tën, kur Dejvi Bregu në një aksion ku gjithçka e krijoi vetë, ia del t’i driblojë të gjithë që i dolën përpara, për të gjuajtur më pas, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.

Ndërsa ndeshja mes Vllaznisë dhe Partizanit përfundoi në barazim pa gola (0-0).

Skuadrat krijuan shumë pak raste, pasi nuk preferuan të bënin aventura, por të presin gabimin e kundërshtarit, i cili nuk erdhi kurrë.

Me këtë barazim, Vllaznia u ngjit në kuotën e 46-të, ndërkohë që Partizani ka momentalisht 44 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco