E ardhmja e Erling Haaland? Raiola zbarkon nesër në Londër

E ardhmja e Erling Haaland? Raiola zbarkon nesër në Londër

22:49, 01/04/2021

Mino Raiola në tur! Agjenti i yjeve po viziton Evropën. Ditën e sotme 53 vjeçari ka vendosur të takohet me drejtuesit e klubeve më të mëdha të futbollit. Arsyeja? Të gjejë një klub të ri për talentin norvegjez, Erling Braut Haaland. Makina aktuale e golave ​​e Borussia Dortmund, nuk ka ndërmend të qëndrojë për shumë gjatë në Gjermani, por synon të bashkohet me një ekip të aftë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Pasi u takua me drejtuesit e Barcelonës dhe më pas ata të Real Madrid, gjithmonë i shoqëruar nga babai i lojtarit, Alf Inge Haaland, agjenti po përgatitet të takojë drejtuesit e klubeve angleze. Sipas “Mundo Deportivo” , dyshja nesër do të fluturojë për në Londër! Atje, ata do të takohen me përfaqësues të Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco