Milan dhe Inter krah për krah: Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic gjobiten për bamirësi

Milan dhe Inter krah për krah: Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic gjobiten për bamirësi

21:23, 01/04/2021

Gjobat e Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku pas mosmarrëveshjes në derbin e luajtur në Kupën e Italisë në fund të janarit do të dhurohen për bamirësi . Milan e bëri të ditur me anë të një deklarate të përbashkët zyrtare me Interin. Një vendim që i jep fund historisë së dy sulmuesve, dikur ish-shokë skuadre te Manchester United : “ Milan dhe Inter , në vetëdijen se gjithmonë kanë përfaqësuar vlerat më autentike të sportit, kanë vendosur që shuma e gjobës për zënkën mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku të ndeshjes së 26 janarit 2021, do të dhurohet për bamirësi si lloj fair play sportiv”, deklaruan klubet.

Ky vendim është në përputhshmëri me ligjin 126 CGS të Gjykatës Sportive Italiane..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco