Milan fokusohet te Tomori, Simakan nënshkruan me Leipzig

Milan fokusohet te Tomori, Simakan nënshkruan me Leipzig

18:21, 22/03/2021

Ndonëse u kërkua nga Milani në merkaton e verës së kaluar dhe atë të dimrit, mbrojtësi Mohamed Simakan ka zgjedhur Bundesligën për të vijuar karrierën, pasi ka firmosur me skuadrën e Leipzig.

Për futbollistin 20-vjeçar që luan me skuadrën e Strasbourgut në kampionatin francez, Milani ofroi 15 milionë euro plus bonuse në janar, por marrëveshja nuk u arrit, edhe për shkak të një dëmtimi të Simakan.

Kjo bëri që kuqezinjtë të marrin në huazim me të drejtë blerjeje Fikayo Tomorin nga Chelsea dhe duken të prirur të investojnë 28 milionë euro për kartonin e anglezit, ndaj hoqën dorë nga Simakan.

Nga kjo situatë ka përfituar Leipzig, që ishte në kërkim të një mbrojtësi për të zëvendësuar Upamecanon e transferuar te Bayern Munchen dhe ka mbyllur marrëveshjen me Simakan, i cili do të transferohet në Bundesligë në fund të sezonit.

“Jemi shumë të lumtur që na zgjodhi neve, pavarësisht interesit nga klube të shumta europiane. Është një mbrojtës shumë i talentuar, që do të rritet edhe më shumë në klubin tonë”, deklaroi drejtori sportiv i Leipzig, Markus Krosche./ Supersport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco