Arlind Ajeti: Më duket sikur ka kaluar kohë e gjatë që nuk luaj për Kombëtaren

Arlind Ajeti: Më duket sikur ka kaluar kohë e gjatë që nuk luaj për Kombëtaren

14:19, 22/03/2021

Arlind Ajeti ka folur në konferencë për mediat, pas rikthimit te Kombëtarja, teksa është shprehur se Shqipëria mund të bëjë mirë dhe shton se nuk duhet nënvlerësuar Andorra.

Grumbullimi- Jemi të gjithë lojtarët që kemi luajtur rregullisht. Kemi besim se do dalim mirë në ndeshjen e ardhshme. Mua më duket se ka kaluar një kohë e gjatë që nuk luaj për Kombëtaren. Jam shumë i lumtur që jam rikthyer Kombëtarja ka qenë një grup i mirë, njëjtë si tani.

Ndeshjet e ardhshme– Trajneri e di si do i përgatisim këto ndeshje. Në klubet tona kemi dhënë maksimumin. Te Kombëtarja luajmë me zemër dhe me shpirt. Duhet të bëjmë mirë ndaj të gjithë kundërshtarëve. Shpresojmë që nga ndeshjet e ardhshme të marrim maksimumin. Do futemi në fushë për të marrë maksimumin. Sidomos me Andorrën, nuk duhet ta nënvlerësojmë, pasi e kemi parë në të kaluarën se na kanë hapur probleme. Ne të gjithë e njohim njëri tjetrin. Nuk kemi ardhur nga pushimet, por jemi stërvitur me skuadrat tonë. Njohja e njëri-tjetrit, e bën më të lehtë, pasi nuk jemi një skuadër e re. Nuk kemi pasur shumë kohë, por mendoj se do ia dalim.

Andorra- Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Mjafton të kujtojmë ndeshjet e kaluara. Ne e dimë se çfarë na pret. Duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja dhe te ato që na thotë trajneri”, tha Ajeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco