Xabi Alonso do jetë trajner i klubit të Bundesligës

Xabi Alonso do jetë trajner i klubit të Bundesligës

12:47, 22/03/2021

Xabi Alonso do të jetë trajneri i ri i Borussias së Monchengladbachut, si pasues i Marco Rose.

Lajm ky i dhënë nga gazeta gjermane “Bild”, që e bën thuajse të sigurt hedhjen e këtij hapi në karrierë nga ish-futbollisti ekipeve të mëdha si Liverpool, Real Madrid dhe Bayern i Mynihut.

Aktualisht, 39-vjeçari është trajner i Real Sociedadit B, që militon në Segunda B, në Spanjë.

Po sipas “Bild”, edhe pse duket shumë pranë kalimit në Bundesligë, në një prej skuadrave më me emër në Gjermani, Xabi Alonso nuk ka refuzuar ende ofertën e klubit bask për të rinovuar kontratën.

Projekti është tërheqës për Xabin, i cili do të katapultohej nga liga inferiore në Spanjë në elitën e futbollit gjerman, në krye të një skuadre që ka luajtur në Champions dhe tani garon për një vend në Europa League (renditet në vendin e 10-të).

Xabi Alonso po bën një punë të shkëlqyer te skuadra e dytë e Real Sociedadit, edhe pse nuk ka në dispozicion një nga brezat më të shkëlqyer.

Roberto Olabe, drejtori i futbollit te Sociedadi ishte i qartë në deklaratën e tij në lidhje me të ardhmen e 39-vjeçari: “Ne do të dëshironim shumë që Xabi të vazhdonte me ne, do ta presim derisa ai të dëshirojë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco