Reagojnë tifozët e Juventusit: Mjaft, ju po poshtëroni fanellën!

Reagojnë tifozët e Juventusit: Mjaft, ju po poshtëroni fanellën!

11:09, 22/03/2021

Juventusi u mposht ditën e djeshme nga Benevento, diçka që ka sjellë edhe irritimin e madh te tifozët bardhezi.

Ka qenë grupimi zyrtar i skuadrës bardhezi, “Curva Sud”, që kanë reaguar në faqen e tyre, ku kanë shkruar: “Mjaft! Ju po e poshtëroni fanellën”.

Pas sezonit me shumë ulje-ngritje, tifozët e Juventusit tashmë kërkojnë largimin e Pirlos nga drejtimi i skuadrës së tyre.

“Zonja e Vjetër” po kalon një moment të vështirë, teksa pas eliminimit nga Champions, tashmë kanë pësuar edhe një humbje tjetër në kampionat, këtë herë nga Benevento, që ka regjistruar fitoren e parë në histori ndaj Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco