Solskjaer gjen justifikimin për eliminimin nga FA Cup: Ishim të lodhur pas ndeshjes me Milanin

Solskjaer gjen justifikimin për eliminimin nga FA Cup: Ishim të lodhur pas ndeshjes me Milanin

09:23, 22/03/2021

Ole Gunar Solskjaer pranon se Leicesteri fitoi me meritë ndaj Manchester Unitidet dhe tani ata duhet të përqendrohen vetëm në Ligën e Europës dhe në kampionat.

“Nuk patëm shkëlqim në këtë ndeshje, por është e kuptueshme. Kjo skuadër ka qenë fantastike në 3-4 muajt e fundit. Ne luajmë çdo tri ditë dhe kemi pasur një seri rezultatesh të shkëlqyera. Ishim të lodhur pas ndeshjes me Milanin.

Kemi shumë lojtarë që kanë luajtur shumë ndeshje dhe shumë lojtarë që kanë luajtur pak. Isha i detyruar të bëja ndryshime në formacion. E dinim që Pol nuk mund të luante më shumë se një orë.

Tani kemi Ligën e Europës dhe Premier Ligën për t’u përqendruar, edhe pse do na pëlqente që të shkonim në ‘Wembley’ për finalen”, tha trajneri norvegjez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco