Allegri thyen heshtjen: Refuzova Realin e Madridit për Juventusin

Allegri thyen heshtjen: Refuzova Realin e Madridit për Juventusin

08:33, 22/03/2021

Ish-trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, ka thyer heshtjen për sa i përket të ardhmes së tij.

Italiani është me pushime, që prej largimit nga bardhezinjtë, teksa në një prononcim për “Sky Sport”, zbuloi se 3 vite më parë refuzoi Realin e Madridit, ndërkohë që madrilenët kanë shfaqur interes për të edhe kohët e fundit.

Allegri zbulon se dëshiron të kthehet në qershor: “3 vjet më parë kur presidenti i Real Madridit më thirri, unë thashë se do të qëndroj te Juventusi. Tani ata gjithashtu më thirrën kohët e fundit, por unë thashë jo, dua të kthehem në qershor. Dua të kthehem, më mungojnë lojtarët sepse kam mësuar shumë prej tyre gjatë karrierës sime”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco