Plan për vrasjen e Vuçiç, merret nën hetim kreu i Federates Serbe të Futbollit

Plan për vrasjen e Vuçiç, merret nën hetim kreu i Federates Serbe të Futbollit

16:07, 28/02/2021

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS) Slavisha Kokeza ka refuzuar sot pyetësorin poligrafik dhe aq më tepër pyetjen nëse ka qenë pjesëmarrës në planifikimin për vrasjen presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Veç kësaj ai nuk ka dëshiruar te ishte pjesë e makinës së të vërtetës për të qenë pjesë e pyetjeve për tema te ndryshme-thekson Novosti.

Kokeza mohoi te kishte njohje me kriminelin, Darko Elez i cili pas arrestimit në Bosnje është ekstraduar në Serbi. Pas kësaj Kokeza do të merret sërish në pyetje.

Pasi doli nga selia e hetuesisë, Kokeza nuk ka pranuar që të flasë për mediat.

Kurir mëson se Kokeza ka refuzuar të përgjigjet pyetjeve të bëra nga hetuesit. Ai ka treguar se për këtë gjë është këshilluar me kreun e Gjykatës së Lartë, i cili e ka këshilluar që të mos thotë asnjë fjalë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco