Pedri mungon kundër PSG-së?

Pedri mungon kundër PSG-së?

14:05, 28/02/2021

Mund të jetë një goditje mjaft e madhe për Barcelonën. I dëmtuar në ndeshjen kundër Sevilla-s këtë fundjavë, Pedri do të mungojë për disa javë dhe për këtë arsye do të humbasë ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër PSG. Analizat e para kanë vërejtur një dëmtim të muskujve të këmbës së djathtë.

Ky dëmtim mund ta mbajë atë jashtë fushave për dy deri në tre javë dhe për këtë arsye ai do të humbasë së pari ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Sevilla-s dhe veçanërisht ndeshjen e kthimit të Champions League kundër PSG. Ky është një lajm i keq, duke marrë parasysh rëndësinë që Pedri ka marrë këtë sezon nën urdhrat e Ronald Koeman. Spanjolli do të bëjë analiza të tjera të hënën, siç specifikon AS .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco