Gullit: I lumtur që e shoh Milanin kaq lart në klasifikim , skuadra favorite për titull është...

Gullit: I lumtur që e shoh Milanin kaq lart në klasifikim , skuadra favorite për titull është...

13:20, 28/02/2021

Ish kampioni i Milanit, Ruud Gullit ka dhënë një intervistë së fundmi për “La Gazzetta dello Sport”, ku foli për ekipin e Piolit, por edhe për Serie-A në tërësi.

“Dëmtimet e shumta janë ndjerë dhe skuadra ka humbur disi shkëlqimin. Por jam shumë i lumtur që e shoh Milanin kaq lart në klasifikim për të luftuar për titullin. Për mua gjithmonë favorite për titullin mbetet Juventusi. Sigurisht edhe pse Interi është në vendin e parë.

Milani ka luajtur shumë mirë pjesën e parë të sezonit edhe pse ka ndalur disi hapin nga të tjerët. Lacio më pëlqen, por Juventusi ka skuadrën më të fortë që mund të përmbysin gjithçka.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco