Drejtori Sportiv i Werder Bremen, ja vendimi për Rashicën

Drejtori Sportiv i Werder Bremen, ja vendimi për Rashicën

17:15, 28/01/2021

Milot Rashica do të mbetët deri në fund të sezonit tek skuadra e Werder Bremen.

Ylli i Kombëtares së Kosovës ishte pranë largimit nga Bremeni, por dështoi në fund. Rashica ishte në bisedime me Aston Villan, ndërsa edhe Bayer Leverkusen kërkoi me ngulm për të nënshkruar me futbollistin shqiptar.

Sipas drejtorit sportiv, Frank Baumann, Rashica pritet të qëndrojë te Werderi.

“Milot Rashica është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Nëse vjen ndonjë ofertë e përshtatshme, ne do ta shqyrtojmë. Nëse jo, ai qëndron këtu”, ka thënë Baumanni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco