Zyrtare/ Rovella është lojtar i Juventusit, talenti italian do...

Zyrtare/ Rovella është lojtar i Juventusit, talenti italian do...

17:46, 28/01/2021

Nicolo Rovella është zyrtarisht një futbollist i Juventusit, pasi bardhezinjtë depozituan kontratën e tij në Ligën e Futbollit, por mesfushori i talentuar do të transferohet në Torino vetëm në përfundim të këtij sezoni.

Futbollisti 19-vjeçar spikati me fanellën e Genoas këtë sezon dhe Juventusi arriti ta transferojë në “Allianz Stadium” duke dhënë në këmbim dy lojtarë si Ellia Petrelli dhe Manuel Portanova, të cilët janë tashmë zyrtarisht pjesë e kuqebluve.

Për të mbyllur shpejt marrëveshjen, bardhezinjtë përfituan edhe nga fakti që Rovellës i skadonte kontrata në fund të sezonit dhe kishte refuzuar rinovimin me Genoan. Nicolo Rovella debutoi sezonin e kaluar me Genoan dhe deri tani ka veshur fanellën e ligurëve në 14 ndeshje zyrtare. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco