Tundohet Tirana, vjen oferta 600 mijë euro për sulmuesin bardheblu

Tundohet Tirana, vjen oferta 600 mijë euro për sulmuesin bardheblu

16:43, 28/01/2021

Ernest Muçi mund të largohet nga Tirana gjatë ditëve të ardhshme.

"Panorama Sport” mëson se dje pasdite ka mbërritur një ofertë e shkëlqyer për sulmuesin e Tiranës dhe drejtuesit po meditojnë nëse do ta shesin sulmuesin apo jo. Bëhet fjalë për dy klube që po këmbëngulin për shërbimet e xhevahirit bardheblu: Jang Bojs dhe Rapidi i Vjenës. Këta të fundit kanë qenë më këmbëngulës, por ofertën prej 600 mijë eurosh nuk dihet ende se cili prej klubeve e ka bërë.

Vetë Muçi pati deklaruar se do t’i pëlqente një aventurë në Austri, ndoshta duke ecur në gjurmët e ish-bomberit të Kombëtares, Hamdi Salihi. Sulmuesi 19-vjeçar (i mbush 20 vjeç më 19 mars) konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë që ka nxjerrë akademia e Tiranës vitet e fundit. Ai ka luajtur këtë sezon 16 ndeshje me Tiranën dhe ka shënuar 5 gola. Fakti që Tirana ka afruar së fundmi Seferin dhe Vairinen, mund të jetë edhe pjesë e planit për ta shitur Muçin që në janar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco