Botërori i Klubeve në Katar do të zhvillohet me tifozë

Botërori i Klubeve në Katar do të zhvillohet me tifozë

15:49, 28/01/2021

Botërori për Klube, i cili do të zhvillohet në shtetin e Katarit nga 4 shkurti deri më 11 shkurt, do të zhvillohet me tifozë në stadium.

Këtë lajm e deklaron Komiteti Organizativ në Katar, i cili njofton se biletat janë në shitje dhe do të ketë bileta falas për personat me aftësi të kufizuara, por të shoqëruar nga një person tjetër.

Nuk dihet ende sesa do të jetë kapaciteti i tifozerive në stadiume, në një kohë kur mbarë globi po lufton me pandeminë e COVID-19.

Në këtë turne marrin pjesë 6 ekipe, Tigres UANL, Ulsan Hyundai FC, Al Duhail SC, Al Ahly SC, Bayern Munchen dhe fituesi i Kupës Libertadores, ku në finalen e 30 janarit do të ndeshen Palmeiras me Santos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco