Brdaric jep miratimin, Vllaznia firmos me sulmuesin e formuar te Sportingu i Lisbonës

Brdaric jep miratimin, Vllaznia firmos me sulmuesin e formuar te Sportingu i Lisbonës

15:06, 28/01/2021

Vllaznia mbetet një nga skuadrat e Kategorisë Superiore më aktive në merkato.

Klubi shkodran ka zyrtarizuar këtë të enjte sulmuesin Salim Cisse, i cili prej disa ditësh ndodhej në provë në skuadrën shkodrane.

Trajneri Brdaric ka thënë miratimin për nënshkrimin me këtë lojtar, për të cilin pritshmëritë janë të larta, pasi është një sulmues i formuar në akademinë e Sportingut të Lisbonës.

Kontrata e tij është njëvjeçare, me të drejtë zgjatjeje edhe për një tjetër sezon, por kuptohet që performanca e tij në këto muajt e ardhshëm do të vendosë më shumë për këtë.

Njoftimi i Vllaznisë

“KF Vllaznia bën të ditur se sot ka firmosur edhe me sulmuesin Salim Cisse. Ky i fundit kishte disa ditë që ishte në provë dhe stafi teknik ka dhënë OK-in për marrjen e tij. Kuptohet që pritshmëritë janë të mëdha sepse kemi të bëjmë me një lojtar cilësor i cili është formuar tek Akademia e Sportingut të Lisbonës. Kontrata e tij është njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një tjetër, por kuptohet që performanca e tij në këto muajt e ardhshëm do të vendosë më shumë për këtë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco