VIDEO/ Cristiano Ronaldo thyen rregullat e COVID-19

VIDEO/ Cristiano Ronaldo thyen rregullat e COVID-19

13:36, 28/01/2021

Italia vazhdon të ketë rregulla të ashpra sa i përket COVID-19, megjithatë jo të gjithë e respektojnë atë.

E aq më pak Cristiano Ronaldo, që do të surprizojë të fejuarën e tij për datëlindjen e 27-të.

Portugezi, së bashku me Georgina Rodriguez janë larguar nga Torino, teksa udhëtuan drejt Courmayer, duke thyer rregullin për të mos dalë nga qyteti.

Në rrjetet sociale, modelja tregoi për udhëtimin e saj, ndërkohë që çifti qëndroi në një hotel, i cili zyrtarisht deklarohej të ishte i mbyllur.

Kështu, datëlindja e Georginës është kthyer në një çështje, megjithatë tashmë çifti është kthyer në Torino.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë masë ndaj Ronaldos, ndërsa kujtojmë se gjoba e cila vendoset në momentin kur dikush pa arsye të forta udhëton nga qyteti në qytet është 400 euro.

Në fakt, kjo është një shumë e papërfillshme nga portugezi, i cili 400 euro i fiton për shtatë minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco