Kosova U21 sërish në grup me Anglinë e Shqipërinë

Kosova U21 sërish në grup me Anglinë e Shqipërinë

13:36, 28/01/2021

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021 për Kombëtaret U21.

Kosova do të luajë në Grupin G, ku sërish do të përballet me Anglinë, Shqipërinë dhe Andorën, teksa në grup janë edhe Republika e Çekisë dhe Sllovenia.

53 ekipet e përfshira në këto kualifikime do të nisin garën nga muaji mars për 14 vende në Evropian, ku do t’i bashkohen vendet nikoqire Gjeorgjia dhe Rumania.

Ndërkohë, orari i ndeshjeve nëpër grupe do të caktohet ndërkohë gjatë ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco