U shty prej Koronavirusit, finalja e Kupës së Mbretit do të luhet pa tifozë

U shty prej Koronavirusit, finalja e Kupës së Mbretit do të luhet pa tifozë

11:45, 28/01/2021

Finalja e prapambetur e vitit të kaluar të Kupës së Mbretit Real Sociedad-Atletik Bilbao do të luhet pa tifozë.

Media e njohur spanjolle e futbollit “MARCA” raporton së fundmi se përballja mes dy ekipeve baske, e planifikuar për t’u luajtur në 4 prill, nuk do të ketë tifozë në stadiumin “La Cartuja”.

Edhe pse ende nuk është publikuar vendimi zyrtar nga Liga Spanjolle, shanset janë thuajse minimale që finalja të ketë tifozë në shkallët e stadiumit.

Real Sociedadi dhe Atletik Bilbao nuk mundën ta zhvillonin finalen e Kupës së Mbretit për vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, që shkaktoi në Spanjë një numër të madh viktimash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco