Kupa e Italisë/ Data dhe ora kur do të luhen dy gjysmëfinalet  Inter-Juventus

Kupa e Italisë/ Data dhe ora kur do të luhen dy gjysmëfinalet Inter-Juventus

11:16, 28/01/2021

Interi dhe Juventus do të ballafaqohen shumë shpejt mes tyre. Këtë sezon, zikaltrit dhe bardhezinjtë do të përballen dhe tre herë të tjera midis tyre, ku dy sfida janë për Kupën e Italisë dhe njëra në kampionat.

Së fundmi, janë zbuluar datat dhe oraret e dy ndeshjeve të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Ballafaqimi i parë në këtë kompeticion mes Contes dhe Pirlos do të luhet në 2 shkurt në stadiumin “San Siro” të Milanos, ora 20:45.

Akti i dytë zhvillohet një javë më pas (9 shkurt) në “folenë” e bardhezinjve, “Allianz Stadium”, ora 20:45.

Kujtojmë që 11 ditë më parë Interi mposhti në kampionat Juventusin me rezultatin 2-0 falë golave të Arturo Vidalit dhe Nikolo Barelas.

Juventusi eliminoi në çerekfinale SPAL-in dje 4-0, ndërsa para dy ditësh, Interi eliminoi Milanin 2-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco