Bufon mbush 43 vjeç, drejtori i Juventusit do t’i bëjë dhuratën e veçantë

Bufon mbush 43 vjeç, drejtori i Juventusit do t’i bëjë dhuratën e veçantë

09:50, 28/01/2021

Xhanluixhi Bufon feston sot 43-vjetorin e tij dhe dhurata e parë, diçka më shumë se një orë përpara fikjes së qirinjve në mbrëmjen e djeshme ishte fitorja me SPAL-in, me prezencën e tij në fushë dhe kualifikimi për në gjysmëfinale, ku e pret Interi.

Por duke parë formën që po shfaq edhe sivjet dhe rëndësinë e këtij kampioni brenda dhomave të zhveshjes, drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, nuk mohon një rinovim të mundshëm: “Do flasim me Xhixhin. E dimë rëndësinë e tij dhe do ulemi shpejt ta bisedojmë një tjetër vit kontratë”.

Ndërsa vetë Bufon nuk kërkon të mendojë për të tilla gjëra: “Falënderoj drejtuesit për vlerësimin, por për sa i përket rinovimit nuk mendoj. Dua të shijoj momentin, të jem gati për të synuar me Juven objektivat tanë dhe në fund të sezonit do të mendoj për gjërat e tjera.

Sherri Ibra-Lukaku? Më duket se po e teprojmë. Janë gjëra që ndodhin, por pasi ndeshja mbaron nervozizmi bie dhe gjithçka kthehet në normalitet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco