Cobbinah nga Egjipti: Ja pse Tirana ka pësuar rënie, dua të kthehem një ditë

Cobbinah nga Egjipti: Ja pse Tirana ka pësuar rënie, dua të kthehem një ditë

10:42, 25/01/2021

Ecuria e deritanishme e Tiranës nuk i ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve.

Nga kampionë në fuqi, bardhelutë për momentin janë jashtë garës për titull.

Për situatën e 25 herë kampionëve të Shqipërisë, nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejt me “Zona Gol”, foli një ish-bardheblu, Winful Cobbinah, aktualisht pjesë e Cleopatras në kampionatin egjiptian.

“Jam shumë mirë te skuadra e re dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Për momentin kam një gjendje të mirë fizike dhe emocionale. E dashuroj Tiranën dhe kampionatin shqiptar dhe do të doja shumë që të kthehem një ditë për të luajtur te bardheblutë.

Diferencat mes kampionateve: Në Egjipt është një futboll më fizik, ndërsa në Shqipëri luhet më shumë me topin dhe kjo është diferenca mes kampionateve.

Derbi: E pashë derbin dhe nuk isha shumë i lumtur me rezultatin. Te Tirana ka shumë lojtarë të rinj duhet kohë që këta lojtarë të përshtaten.

Rënia e Tiranës? Trajner i ri, lojtarë të rinj …,  kjo mendoj se ka ndikuar te skuadra. Nuk dua të futem shumë në detaje, por lojtarët e rinj që kanë ardhur nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e një skuadre kampione. Kam besimin se Tirana do të rikthehet, pasi ka shumë ndeshje deri në fund.

Titulli, i vështirë: Është shumë e vështirë të fitojmë titullin pasi diferencat janë të mëdha, por mendoj se do të dalin të jenë në vend të dytë apo të tretë, pasi nuk ka shumë diferenca pikësh.

Largimi im? Nuk kishte fare lidhje largimi me situatën e krijuar te Tirana. Te skuadra e re po luaj në të njëjtin pozicion si te Tirana, po shumë herë i ndryshojmë pozicionet në fushë”, deklaroi Cobbinah.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco