Sulmuesi i Vllaznisë: Nuk na mërzit barazimi me Kastriotin, rivalët kanë gabuar më shumë se ne

Sulmuesi i Vllaznisë: Nuk na mërzit barazimi me Kastriotin, rivalët kanë gabuar më shumë se ne

10:00, 25/01/2021

Barazimi pa gola në “Loro Boriçi” ndaj Kastriotit është interpretuar si rezultat negativ për Vllazninë.

Gjithsesi, sulmuesi i kuqebluve, Ardit Hoxhaj, në lidhje me “Zona Gol” nuk e dramatizon situatën, edhe pse e konsideron një rast të humbur për t’u shkëputur edhe më shumë nga ndjekësit.

“Nuk na mërzit barazimi kundër Kastrioti. Më shumë jemi të zhgënjyer se duhet të ishim shkëputur, duke qenë se Teuta dhe Partizani kanë një ndeshje direkte. Ne jemi në vend të parë, pasi rivalët tanë kanë gabuar më shumë se ne, por nuk është çudi që të barazosh ndaj Kastriotit, pasi dihet si është kampionati shqiptar.

Terreni dhe presioni i rezultatit: Terreni nuk na lejoi që të bënim lojën tonë dhe Kastrioti kishte ardhur për të marrë një pikë dhe këtë treguan në fushë. Ne jemi treguar nervozë dhe e kërkuam golin me ‘dhunë’. Nuk ishim përgatitur për një Kastriot që të rrinte kaq mbrapa, por menduam se edhe ata do të donin fitoren. Në kampionatin shqiptar diferencat janë shumë të vogla dhe Kastrioti nuk është një skuadër e vogël.

Këtë ndeshje e kishim vlerësuar shumë madje edhe më shumë seç duhet, pasi donim ta fitonim me çdo kusht. Nga dëshira e madhe për të fituar na ka bërë që të dilnim nga detyrat tona në fushë. Nuk është fundi i botës pas këtij barazimi pas kemi ndeshjen e radhës ndaj një rivali direkt si Partizani dhe do shfaqemi ashtu siç kemi bërë në ndeshjet e kaluara.

Kundërshtarët, vlerësim Vllaznisë: Tani kundërshtarët na kanë marrë më shumë seriozisht dhe pas çdo jave skuadrat tregohen më cinike për të marrë rezultat. Sa më shumë javë kalojnë, skuadrat tregohen cinike për të arritur rezultatet që kanë si objektiv.

E ardhmja: Kam menduar se ardhja te Vllaznia do të ishte lëvizja e duhur dhe do të luaja rregullisht. Para se te vija te Vllaznia kam folur me trajnerin dhe më tha që jemi këtu për t’u rritur së bashku dhe ju të bëni një hap më të madh në karrierë. Mendoj se jemi rritur të gjithë bashkë dhe i kemi rritur vlerat tona. Kam firmosur një kontratë të re dhe kam pasur rritje rroge. Kam gjithashtu edhe një klauzolë për t’u larguar jashtë. Në verë jemi të hapur për çdo ofertë që do të vijë dhe sponsori Xhaferri më ka dhënë garanci që mund largohem jashtë”, deklaroi Ardit Hoxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco