Tragjedia në Brazil/ Presidenti i klubit dhe 4 futbollistët morën avion privat prej COVID-19

Tragjedia në Brazil/ Presidenti i klubit dhe 4 futbollistët morën avion privat prej COVID-19

09:29, 25/01/2021

Një tjetër tragjedi tronditi futbollin brazilian. 4 futbollistë dhe presidenti i Palmas, klubit të shtetit Tocantins, që militon në Serinë D, humbën jetën, pasi avioni privat me të cilin po udhëtonin u rrëza pak çaste pasi u ngrit nga pista.

Në bordin e avionit ishin Lucas Praxedes, Guilherme Noé, Ranule dhe Marcus Molinari.

Përveç katër futbollistëve ndodhej edhe presidenti Lucas Meira dhe piloti i identifikuar si “Komandant Wagner”.

Të 5 personat e sipërpërmendur (plus piloti) ishin nisur drejt Goianias, ku do të përballeshin me Vila Nova për Copa Verde, një garë që lejon fituesin të marrë pjesë në Kupën e Brazilit, duke filluar nga faza e tretë.

Aksidenti ndodhi në mëngjesin e së dielës, 24 janar. Aeroplani u rrëzua disa çaste pasi u ngrit nga pista e Porto Nacional, një komunë e vendosur 60 km në jug të Palmas.

Të 4 lojtarët dhe presidenti ishin nisur veçmas pjesës tjetër të ekipit, për shkak të pozitivitetit të Ranule, Praxedes dhe Noé me COVID-19.

Për këtë arsye ata po arrinin ekipin në një aeroplan privat, në pritje të rezultateve të tamponëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco