Teuta ndërpret kontratën me Rubin Hebaj

Teuta ndërpret kontratën me Rubin Hebaj

21:17, 09/01/2021

Sulmuesi 22-vjeçar shkodran, Rubin Hebaj, i ka dhënë fund eksperiencës me Teutën e Durrësit, pasi ka qenë vetë klubi që ka njoftuar sot ndërprerjen me marrëveshje të bashkëpunimit mes palëve.

Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale zyrtare, klubi i Teutës thekson se është parë e arsyeshme që për të mirë të të dy palëve, futbollisti dhe Teuta të ndërpresin para kohe kontratën.

Hebaj iu bashkua Teutës në janarin e vitit të kaluar dhe gjatë një viti numëron 34 ndeshje me fanellën e klubit durrsak, por nuk është ngjitur në nivelin e ritshmërie, pasi ka arritur të shënojë vetëm 6 gola, shumë pak për një qendërsulmues.

Vendin e Hebajt te Teuta pritet ta marrë sulmuesi veteran Sebino Plaku, afrimin e të cilit e njoftoi edhe presidenti Edmond Hasanbelliu për Supersport ditën e djeshme, ndërsa pritet me interes të mësohet e ardhmja e sulmuesit 22-vjeçar shkodran.

Ja komunikata e klubit të Teutës:

“Rubin Hebaj nuk është më pjesë e bluve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi. KF Teuta dhe futbollisti me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dy palëve. KF Teuta falënderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës në rrugën drejt fitimit të dy trofeve dhe kalimin e një raundi në Europe dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco