Edhe Skënderaj do të bëhet me stadium sipas kritereve të UEFA-s

Edhe Skënderaj do të bëhet me stadium sipas kritereve të UEFA-s

14:47, 21/10/2020

Kryetari i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari, priti një një vizitë ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshin, zv/ministrin Matoshi dhe sekretarin Alaj, me të cilët biseduan rreth bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi në realizimin e projekteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, me theks të veçantë u dakorduam që së shpejti të fillojmë më ndërtimin e stadiumit të ri në kompleksin sportiv në Skenderaj, pranë fushës sintetike. 

Kryetari Jashari, tregoi se pas homazheve që bëmë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me ministren Dumoshi, morën pjesë në shpërndarjen e çertifikatave për rreth 30 të rinjë të komunës sonë të  cilët kanë kryer kurset në kuadër të Projektit “Aftësim profesional tek të rinjtë, përgatitja për tregun e punës” i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe i implementuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri.

Ai tregoi se me ministren Dumoshi vizituan edhe palestrën sportive e cila pas shumë zvarritjeve është afër përfundimit si dhe klubin futbollistik “Drenica”, të cilit i uruam suksese në garat e ardhshme dhe i dhamë lajmin që shumë shpejtë do të fillojmë me ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit sipas kritereve të UEFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco