Serie-A/ Atalanta argëtohet me Cagliari-n, 'manita' dhe spektakël nga zikaltërit

Serie-A/ Atalanta argëtohet me Cagliari-n, 'manita' dhe spektakël nga zikaltërit

14:41, 04/10/2020

Çfarë tjetër mund të jetë më mirë sesa të shikosh një ndeshje të Atalanta-s për të filluar një pasdite futbolli?

Të sfiduar nga Cagliari në këtë javë të 3-të, djemtë e Gasperini-t nuk e prishën reputacionin e tyre si një ekip ultra-sulmues. Një gol i shpejtë nga Luis Muriel i kaloi bergamaskët në avantazh (1-0, 7) përpara se Diego Godin, të realizonte golin e tij të parë me ekipin nga sardenja, duke barazuar shifrat (1-1, 24) . Më pas pjesa tjetër e ndeshjes, foli e gjitha për Atalantën.

3 gola në 15 minuta u shënuan nga Gomez, Pasalic dhe Zapata, duke e çuar ekipin në dhomat e zhveshjes në avantazh të trefishtë (4-1) .

Në pjesën e dytë, vendsit u munduan të menaxhonin lojën. Bergamaskët, të cilët, pavarësisht gjithçkaje, pësuan një gol nga Joao Pedro (4-2, 52) para se të shtonin të 5-in falë Lammers (5-2, 81).

Atalanta tashmë merr kryesimin e Serie-A, ndërsa Cagliari mbetet në vendin e 16-të .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco