PSG një hap larg nënshkrimit me Moise Kean

PSG një hap larg nënshkrimit me Moise Kean

13:48, 04/10/2020

Nuk do të luajë përkrah Cristiano Ronaldos dhe Dybalas, por me Mbappenë, Neymarin dhe Icardin. PSG vazhdon të flasë italisht. Pas Florenzit, nën kullën Eiffel zbarkon Moise Kean. Sulmuesi i Evertonit, i cili u mendua se do të bashkohej përsëri me Juventusin, është një hap larg nënshkrimit me klubin francez. Sipas “L’Equipe”, futbollisti i dalëlindjes 2000 do të transferohet të kampionët e Francës në huazim, për të mbushur boshllëkun e krijuar nga largimi i Cavanit (është pranë zyrtarizimit te Manchester United).

Kean u ble nga Evertoni në verën e vitit 2019 për 27.5 milionë euro (plus bonuse). Me ekipin e Carlo Ancelottit ai shënoi 2 gola në 31 ndeshje në kampionat. Sulmuesi i ri, i lindur në Vercelli, pasi kaloi në të gjitha ekipet zinxhir të përfaqësueses italiane, iu bashkua në vitin 2018 skuadrës A, duke shënuar 2 gola në 5 ndeshje.

Afrimi i Kean do të ishte përgjigjja më e mirë e drejtorit sportiv të PSG-së, Leonardo, ndaj kritikave të Thomas Thuchel për një merkato të dobët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco