'Dita e ndeshjes', Juventus nuk ndyshon programin

'Dita e ndeshjes', Juventus nuk ndyshon programin

12:43, 04/10/2020

Në pritje të vendimit të Federatës Italiane të Futbollit, Juventus po kryen përgatitjet e fundit për sfidën ndaj Napolit. 

Ditën e djeshme, e gjithë skuadra e torineze ka bërë tamponet, pasi dy anëtarët të ekipit dolën pozitiv me COVID-19. Përgjigja e tamponeve mbërrin pasditen e sotme.

Ndërkohë, programi nuk ndryshon. Në mediat sociale, Juventus bëri të ditur këtë mëngjes se sot është 'dita e ndeshjes' dhe gjithashtu për ekipin programi nuk ka ndryshuar: pasdite në hotel dhe për momentin, nisja drejt stadiumit është planifikuar një orë e gjysmë para ndeshje.

Kujtojmë që Napoli nuk është lejuar nga autoritetet italiane të udhëtojnë drejt Torinos për të zhvilluar takimin e programuar për t'u luajtur në orën 20:45. Shkak për këtë bëhet kontaktet që kanë pasur dy lojtarët e infektuar, Zielinski dhe Elmas me pjesën tjetër të skuadrës. Vendimi nga federata do të merret pak më vonë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco