Bushi: Bajselmani ka zgjedhur Kosovën, nëse nuk do ishin...

Bushi: Bajselmani ka zgjedhur Kosovën, nëse nuk do ishin...

12:12, 04/10/2020

Kombëtarja e Shqipërisë U21 do të luajë tre ndeshje në ditët në vijim, kundër Sllovenisë (8 tetor) në një miqësore, më pas ndaj Kosovës (13 tetor) dhe Anglisë (17 tetor), në ndeshjet e grupit, për kualifikueset e Europianit.

Pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për këto takime, trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi ka dalë në një konferencë për shtyp në të cilën ka zbuluar se mbrojtësi 21-vjeçar i Zvollë në Holandë, Destan Bajselmani, ka zgjedhur të luajë për Kosovën dhe jo Shqipërinë.

Më tej ai është shprehur se nuk është aspak e lehtë për Kombëtaren që drejton, për faktin se shumë lojtarë kanë kaluar te kombëtarja  e parë, duke shtuar më tej se po të mos ishin larguar disa prej tyre do ishim në Europian.

“Jemi në një situatë jo normale, pasi në këtë grumbullim jemi detyruar të ndërrojmë lojtarë në listë çdo ditë. Kjo ka ndodhur për shkak se disa klube përfitojnë nga FIFA, për të mos i lejuar lojtarët të vijnë në Kombëtare. Kemi marrë shumë lojtarë dhe nuk e dimë se çfarë formë do të kenë lojtarët, pasi na ka prishur punë edhe fakti që kampionati shqiptar nuk luhet. Bajselmani ka zgjedhur Kosovën.

Nuk më intereson se çfarë bën Kosova ndaj Austrisë, në do të shikojmë vetëm ndeshjen tonë. Duhet të luajmë mirë dhe të marrim maksimumin ndaj Sllovenisë. Këto ndeshje na ndihmojnë, pasi jemi disa ditë në grumbullim. Është një plus i madh ndeshjet miqësorë, për tu mësuar me lojtarët.

Te U-21, mungojnë disa lojtarë, pasi shkojnë te ekipi i parë, nuk është e lehtë të të largohen 10 lojtarë dhe të vijën 10 të tjerë.

Që kur kam ardhur këtu, kam menduar gjithmonë për kualifikimin, vitin e kaluar i kemi shkuar shumë afër. Në një periudhë shumë të afërt mendoj se Shqipëria e 21-vjeçarëve do të kualifikohet në Euopian, jam i sigurt për këtë. Fituam ndaj Austrisë dhe më pëlqeu, por nuk do e kemi të lehtë në ndeshjen tjetër, pasi janë larguar shumë lojtarë te ekipi A. Nëse nuk do na ishin larguar lojtarët si Kumbulla, Mihaj, Selahi dhe Broja, atëherë jo vetëm që do ishim kualifikuar në Europian, por do kishim kaluar edhe aty disa ture.”, u shpreh Bushi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco