Atalanta-Cagliari, Bergamo gradualisht kthehet në normalitet: 1000 spektatorë në tribuna

Atalanta-Cagliari, Bergamo gradualisht kthehet në normalitet: 1000 spektatorë në tribuna

12:27, 04/10/2020

Ndeshja e parë e sezonit në shtëpi për Atalantën e Berat Gjimshitit luhet ditën e sotme.Skuadra e Gian Piero Gasperinit luan ndaj Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të në Serie-A.

Kjo sfidë do të jetë e veçantë për Atalantën, pasi në stadiumin  “Atleti Azzurri d'Italia” të Bergamos, do të jenë të pranishëm 1000 tifozë.

Bergamo kaloi një situatë të vështirë, për shkak të koronavirus, ku pati shumë viktima. Rikthimi i tifozëve në stadium, është një shenjë e mirë për qytetin e Bergamos, pas asaj situatë të vështirë që kaloi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco