Rennes transferon brenda ditës 2 futbollistë të Serie-A

Rennes transferon brenda ditës 2 futbollistë të Serie-A

10:55, 04/10/2020

Daniele Rugani ka vendosur të largohet pas 5 sezoneve nga Juventus. Mbrojtësi italian ka nënshkruar me skuadrën e Rennes në Ligue 1.

25 vjeçari ka kaluar në formën e huazimit te ekipi francez aty ku do të luajë në vazhdimësi, ndërsa skuadra e tij e re do të marrë pjesë edhe në grupet e Champions League në këtë sezon.

1.5 milion euro do të paguajë klubi francez për huazimin e Ruganit. Të dy klubet kanë zyrtarizuar gjithçka me postimet e bëra në Tëitter.

Juventusi e falënderon qendërmbrojtësin me një video të momenteve më të bukura, ndërsa Rennes (goglat e Champions e vendosën në grupin E me Sevilla, Chelsea dhe Krasnodar) i uron mirëseardhjen.

Në të njëjtën ditë Rennes zyrtarizoi edhe afrimin e Henrique Dalbert nga Interi në formë huazimi për një vit për shumën e 2,5 milionë eurove, me të drejtë blerje në fund të sezonit për 13,5 milionë euro të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco