Guardiola flet pas barazimit ndaj Leeds: Bielsa më i zgjuar se unë, më kërkoi...

Guardiola flet pas barazimit ndaj Leeds: Bielsa më i zgjuar se unë, më kërkoi...

09:32, 04/10/2020

Leeds dhe Manchester City u përballën ditën e djeshme midis tyre në kuadër të javës së 4-rt në Premier League.

Edhe pse në këtë ndeshje u shënuan vetëm 2 gola ( ndeshja u mbyll në barazim 1-1), skuadrat zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, duke dhuruar spektakël.

Pas përfundimit të sfidës, trajneri i City-t, Pep Guardiola i ka habitur të gjithë, teksa është shprehur se u pyet nga Bielsa për të analizuar lojën dhe nuk mund t’i përgjigjej.

“Ai më kërkoi mendimin për ndeshjen sa më shpejt të ishte e mundur dhe unë nuk mund t’i përgjigjesha! Ai është më i zgjuar se unë, më duhet kohë për ta menduar një lojë dhe ai më kërkoi përgjigje në sekondë, që unë nuk mund ta bëja”, u shpreh Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco