Premierligë/ Manchester City 'befasohet' nga Leeds United

Premierligë/ Manchester City 'befasohet' nga Leeds United

21:19, 03/10/2020

Rikthimi i Leeds United pas 16 vitesh në Premier League duket se do të ketë një impakt të menjëhershëm në koeficientin e vështirësisë në garën për titull.

Skuadra e drejtuar nga “I çmenduri” Marcelo Bielsa në ndeshjen e katërt në këtë sezon barazoi 1-1 me Manchester City-n në “Elland Road”, në një sfidë spektakolare, ku ndoshta meritonte më shumë.

Sigurisht që pika e fituar ndaj ekipit të Guardiolës mund të konsiderohet arritje, por më shumë përbën lajm fakti që Leedsi mbajti më shumë kontrollin e topit 52% me 48%, diçka e rrallë ndaj ekipeve të trajnerin katalan.

Edhe disa statistika të tjera ishin në favor të skuadrës së Bielsës, si gjuajtjet në portë 7 me 2, apo pasimet në total 423/380.

Sa i përket kronikës së ndeshj, Citizens e tundën të parët rrjetën me Raheem Sterling në minutën e 17-të, pas një lëvizjeje të zgjuar diagonale në hyrje të zonës, që u pasua me një goditje perfekte, që nuk mund të kapej nga portieri Meslier.

Gjithsesi, Leedsi mblodhi forcat dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 59-të me Rodrigon, në zhvillimet e një këndoreje.

Si Sterling ashtu edhe Bamford dështuan të shënonin golin e fitores pak minuta para fundit, edhe pse u gjendën përballë portierëve Ederson dhe Meslier.

Pas këtij takimi Leeds United ngjitët në vendin e pestë me 7 pikë, ndërsa Manchester City me vetëm tri ndeshje të zhvilluara pozicionohet i 10-ti me 4 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco