Napoli nuk niset për në Torino, Koronavirusi vë në dyshim supersfidën me Juventusin

Napoli nuk niset për në Torino, Koronavirusi vë në dyshim supersfidën me Juventusin

20:57, 03/10/2020

Situatë kaotike në Serinë A. Napoli i Genaro Gattusos nuk niset për në Torino për ndeshjen e mbrëmjes së nesërme kundër Juventusit në “Allianz Stadium”.

Supersfida e javës së tretë është në rrezik serioz për të mos t’u luajtur. Të paktën kështu raportojnë mediat italiane së fundmi.

Skuadra e të kaltërve është bllokuar nga Rajoni i Kampanjës për të mos të udhëtuar pas dy rasteve pozitive të Elmas dhe Zielinskit, si dhe të një pjesëtari të klubit.

Plani ishte që Napoli të udhëtonte sonte drejt Torinos dhe t’i nënshtrohet testeve në mëngjes.

Sidoqoftë, autoriteti lokal shëndetësor – ASL – vendosi që të ndalonte udhëtimin e skuadrës napolitane, duke e cilësuar si të rrezikshme në përhapjen në masë të virusit.

Skuadra e Napolit nesër paradite do të bëjë tamponët  fundit, ndërkohë që janë raportuar edhe 2 raste pozitive te Juventusi.

Me këtë trend, në Itali janë duke menduar seriozisht edhe një tjetër ndërprerje të kampionatit.

Kujtojmë që te klubi i Genoas aktualisht janë 22 të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco