Bundesliga/ Fiton Dortmund, magjia e norvegjezit nuk ka të ndalur

Bundesliga/ Fiton Dortmund, magjia e norvegjezit nuk ka të ndalur

18:04, 03/10/2020

Borussia e Dortmundit dëfreu tifozët e pranishëm (numër i kufizuar) në “Signal Iduna Park” në sfidën përballë Frieburgut, që e fitoi thellë me rezultatin 4-0.

Erling Haaland rezultoi sërish vendimtar për verdhezinjtë me një dygolësh dhe asistin e dhënë për golin e fundit, ndërsa në kampin kundërshtar ishte grumbulluar, por nuk luajti qoftë një minutë, futbollisti i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi.

Talenti norvegjez shënoi golin që zhbllokoi sfidën pas gjysmë ore lojë, i shërbyer nga Giovanni Reyna, ndërsa në fillim të pjesës së dytë dyfishoi epërsinë Emre Can, pas bashkëpunimit me Reynan.

I njëjti futbollist siguroi asistin e tretë dhe të dytin për Haaland në minutën e 66-të, ndërsa në shtesë gjiganti 20-vjeçar (Haaland), edhe pse i kishte të gjitha mundësitë për të shënuar vetë, shërbeu për 22-vjeçarin Passlack, i cili realizoi golin e parë në Bundesligë, për rezultatin përfundimtar 4-0.

Në takimet e tjera u arritën këto rezultate: Eintracht Frankfurt – Hoffenheim 2-1, FC Koln – B. Monchengladbach 1-3, Stuttgart – Bayer Leverkusen 1-1, Werder Bremen – Arminia Bielefeld   1-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco