Ergys Kaçe firmos me rivalin e përjetshëm të PAOK-ut

Ergys Kaçe firmos me rivalin e përjetshëm të PAOK-ut

16:34, 03/10/2020

Ergys Kaçe është zyrtarisht futbollist i Arisit të Selanikut.

Mesfushori korçar ka firmosur ditën e sotme me skuadrën verdhezi që militon në Superligën greke.

Shtatshkurtri ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e ri, i cili si për ironi të fatit është rivali i përjetshëm i PAOK-ut, ish-klubit të mesfushorit të Kombëtares kuqezi.

Aris dhe PAOK janë të dyja skuadra të Selanikut, teksa shquhen për derbin e zjarrtë.

Mesfushori gjatë prezantimit me fanellën verdhezi u shpreh:

“Po vij në një ekip të madh. Jam i lumtur që do të vazhdoj karrierën time tek Aris. Erdha në një ekip të shkëlqyer dhe me tifozë kërkues. Premtoj se do të jam 100 % për të justifikuar besimin e drejtuesve dhe së bashku me shokët e skuadrës të arrijmë qëllimet tona. Mezi pres të luaj me ekipin tim të ri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco