E bujshme/ Talenti shqiptar nënshkruan me skuadrën e Leganes në Spanjë

E bujshme/ Talenti shqiptar nënshkruan me skuadrën e Leganes në Spanjë

15:17, 03/10/2020

Talenti shqiptar, Henry Agolli, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij futbollistike, pasi ka nënshkruar me skuadrën e Leganes në Spanjë.

18 vjeçari i rritur në Amerikë te New York FC ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe pasi ka firmosur kontratën, ka bërë edhe prezantimin zyrtar me klubin spanjoll, që militon në ligën e dytë spanjolle

Djaloshi me origjinë nga Peshkopia i lindur në Amerikë, në nivel përfaqësues ka luajtur me Shqipërinë U-19.

Në një postim  të bërë në rrjetin social Instagram , Agolli u shpreh se ndjehet i emocionuar për arritjen e kësaj marrëveshje, teksa falënderon familjen që e ka mbështetur gjithmonë.

" Një moment emocionues për mua dhe një ëndërr e realizuar. Kam nisur një kapitull të ri në jetën time. Dua t’i them faleminderit familjes time që ka qenë gjithmonë pranë meje. Koha për t'i bërë të gjithë krenar”, tha Agolli.  (A.Gj)

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco