U thirr nga Reja, flet Doka: Jam shumë i lumtur, është një ëndërr e bërë realitet

U thirr nga Reja, flet Doka: Jam shumë i lumtur, është një ëndërr e bërë realitet

12:27, 03/10/2020

Për shumë futbollistë veshja e fanellës së kombëtares, është diçka e madhe, të cilën e kanë ëndërruar që në fëmijëri.

E tillë është edhe për Albi Dokën që u thirrë për herë të parë në kombëtaren shqiptare. Kampioni i Shqipërisë me Tiranën, pas vetëm 2 muajsh tek Gorica në Kroaci ka marrë ftesën e trajnerit Reja dhe në një intervistë për “Supersport”, ai rrëfen ndjesinë unike që po përjeton.

“Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur sepse është një ëndërr e bërë realitet. Si çdo fëmijë e kam pasur ëndërr që një ditë ta vesh fanellën e kombëtares dhe e arrita këtë ditë. Unë jam gati të vij dhe të bëj më të mirën, luaj apo jo, e ka në dorë trajneri”, tha Doka.

Aventura e re tek Gorica ka nisur mjaft mirë dhe 23-vjeçari është aktivizuar në 6 ndeshje duke dhuruar dy asiste. Ambientimi i mbrojtësit të djathtë ka qenë më i shpejtë sesa parashikohej dhe Kroacia mund të jetë një trampolinë për të shkuar edhe më lart.

“Kam dy muaj në Kroaci dhe jam ambientuar shumë shpejt. Shokët e skuadrës dhe trajneri më kanë pritur shumë mirë, shpresoj të vazhdoj me paraqitjet pozitive. Plani im është të bëj sa më mirë me ekipin dhe pse jo të transferohem në një kampionat më të fortë”, tha mbrojtësi kryeqytetas.

Kudo që të luajë në karrierë, Tirana do të mbetet gjithnjë skuadra e zemrës për Albi Dokën, i cili pavarësisht eliminimit ndaj Young Boys është i sigurt që një ditë bardheblutë do të jenë në grupet e Europa Leagues

“Tirana është dhe gjithmonë do jetë në zemrën time. Përsa i përket eliminimit në Europa League, mendoj se ishte një kundërshtar shumë i fortë përballë dhe fati nuk donte që Tirana të ishte në grupe, megjithatë jam i sigurt që bardheblutë do jenë një ditë në grupet e Europa Leagues”, tha Doka.

A e kanë mundësinë lojtarët e rinj ta Tiranës të luajnë në ligën kroate?!Ish mbrojtësi i bardhebluve ka një bindje të palëkundur në lidhje me këtë diskutim.

“Të gjithë lojtarët e rinj të Tiranës e kanë cilësinë për të luajtur në një kampionat më të fortë se ai shqiptar”, shprehet Doka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco