Reja: Nuk e di gjendjen e kundërshtarëve, nëse zhvillojmë paraqitje të mira...

Reja: Nuk e di gjendjen e kundërshtarëve, nëse zhvillojmë paraqitje të mira...

11:56, 03/10/2020

Pas publikimit të listës së lojtarëve të thirrur për tre sfidat e muajt tetor, më 7, 11 dhe 14, respektivisht me Armeninë në një miqësore, më pas ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja ka dalë në një konferencë për shtyp, ku u shpreh: “ Dua të marr maksimumin në çdo ndeshje, nuk e di gjendjen e kundërshtarëve. Armenia ka problemet e saj, problemi im është se cilët lojtar do të jenë të disponueshëm. Me Lituaninë humbëm në mënyrën më të keqe, por duhet të theksoj se përtej humbjes me Francën, por me Turqinë dhe Lituaninë kemi humbur për gabimet tona. Me Lituaninë, nuk e treguam që ishim superiore. Pas çdo ditoreje të jemi me këmbë në tokë, të mos përfshihemi nga entuziazmi.  

Është i njëjti formacion që nuk ka shumë ndryshime. Manaj dhe Cikalleshi, Broja dhe Vrioni janë paraqitur mirë dhe dua t’i provoj. Memushaj ka patur probleme fizike. Në mbrojtje shoh se kemi grup të mirë. Dua të shikoj projektin për 2024.

Nisemi nga zero, kemi pikë të barabarta me rivalët. Nëse bëjmë paraqitje të mirë, gëzohemi, nëse jo, do të shohim përpara. Janë 10 lojtarë që dua t’i shoh. Pres të mbyllet merkatoja për të qenë më i qetë. Është Bare që ka ndryshuar ekip, por s’ka luajtur, edhe Manaj, i cili po gjen ekip. Është një moment i veçantë. I kemi të shpërndarë lojtarët në të gjitha vendet, nuk jemi si Italia që luajnë të gjithë brenda. Kazakistani dhe Lituania nuk kanë problem me lojtarët sepse i kanë në vendet e tyre”, përfundoi Reja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco