Edi Reja në konferencë për shtyp: Hysajn nuk e lë Napoli të vijë, kapiten do jetë...

Edi Reja në konferencë për shtyp: Hysajn nuk e lë Napoli të vijë, kapiten do jetë...

11:26, 03/10/2020

Pak çaste më parë trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar për tre sfidat e muajt tetor, më 7, 11 dhe 14, respektivisht me Armeninë në një miqësore, më pas ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombëve.

Reja tashmë ka dalë në një konfernecë për shtyp, teksa është duke folur për tre përballjet si dhe listën lojtarëve të grumbulluar, ku bie në sy thirrja e disa lojtarëve të rinj, por edhe lënia jashtë të disa titullarëve.

Mungesat - Roshi është dëmtuar nga informacionet që kam, Hysaj nuk është grumbulluar për shkak të situatës së Covid-19 te Napoli. Ma kërkuan këta të fundit të mos e merrja. Cikalleshi nuk është në formë. Sadiku nuk ka luajtur, ndërsa Balajn e njoh, nuk kam çfarë të shoh, kam vendosur ta lë në shtëpi.

Risit- Është një projekt që kemi me presidentin Duka për Europianin e 2024, kështu që kam menduar t’iu jap hapësirë lojtarëve të rinj. Unë i kam marrë edhe më parë por nuk janë aktivizuar kështu që është momenti për t’i  aktivizuar. Duhet t’i shoh njëherë në stërvitje dhe më pas do shoh kë do të marr për këto ndeshje, Lista do të reduktohet në 23 ose 24 lojtar.

A është momenti për lojtarë të rinj pasi Shqipëria nuk ka akoma një 11-she fikse? Ne e kemi patur një 11-she fikse por me pandeminë e kem i patur të vështirë grumbullimin e tyre. Kam bërë ndryshime, por nuk kanë qenë të shpeshta, pasi unë e kam 11-shen fikse

Kapiteni? Kur mungon Hysaj, kapiteni i kombëtares do të jetë Berisha. Për të ardhmen mendoj se mund të jetë Cikalleshi, pasi e ka treguar që e meriton.

Për këto sfida trajneri Edi Reja ka vendosur të thirrur disa lojtarë për herë të parë, si Marko Molla (Bolonja), Sherif Kallaku (Lokomotiva Zagreb), Albi Doka (Gorica).

Por, tekniku italian u ka dhënë mundësinë dhe dy lojtarëve të nënkampionëve të Kroacisë, Lokomotiva Zagrebit; Jon Mersinajt dhe Enis Çokajt të thirren për të parën herë në karrierë me Shqipërinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco