Edi Reja publikon listën e Shqipërisë për sfidat e tetorit, ka risi dhe përjashtime

Edi Reja publikon listën e Shqipërisë për sfidat e tetorit, ka risi dhe përjashtime

10:59, 03/10/2020

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë tre ndeshje në ditët në vijim, kundër Armenisë (7 tetor) në një miqësore, më pas ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë  (14 tetor) në kuadër të Ligës së Kombeve. Pak çaste më parë,  Edoardo Reja publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për këto sfida.

Trajneri i kombëtares shqiptare, ka grumbulluar 29 lojtar për këto takime, ku për herë të parë janë thirrur futbollistët Marko Molla (Bolonja), Sherif Kallaku (Lokomotiva Zagreb), Albi Doka (Gorica).

Por, tekniku italian u ka dhënë mundësinë dhe dy lojtarëve të nënkampionëve të Kroacisë, Lokomotiva Zagrebit; Jon Mersinajt dhe Enis Çokajt të thirren për të parën herë në karrierë me Shqipërinë.

Ndërkohë, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Elseid Hysaj dhe Odise Roshi nuk u ftuan nga Reja pas festës së fejesës së lojtarit të Akhmatit Groznit, Roshi, teksa  ai dhe shokët e kombëtares morën pjesë duke thyer rregullat e karantinës.

Grumbullimin me Shqipërinë e ka humbur dhe Ardian Ismajli me Armando Sadikun. Futbollisti i ri i Specias ka pësuar dëmtim muskulor dhe ende nuk është riaftësuar, kurse sulmuesi i Erzurumit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në muajin shtator.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco