Dhimbje koke për Martinin, dëmtohet rëndë sulmuesi

Dhimbje koke për Martinin, dëmtohet rëndë sulmuesi

10:11, 03/10/2020

Teuta u mposht ditën e djeshme nga Egnatia e ish-trajnerit të saj në miqësore. “Djemtë e Detit” u thyen me rezultatin 0-2 nga skuadra e Gugash Maganit që në këtë sezon të ri është përforcuar me elementë cilësore dhe do të synojë ngjitjen në elitë.

Mirëpo, sikur të mos mjaftonte humbja ndaj Egnatias, skuadra e Teutës ka marrë një tjetër lajm të keq. Sulmuesi Blerim Krasniqi është dëmtuar rëndë në shpatull dhe pritet të qëndrojë rreth 3 javë jashtë fushave.

 “Pas ekzaminimeve të para në spitalin e Durrësit, rezulton se Krasniqit i ka dalë pjesa e sipërme e shpatullës. Në vazhdim do të ketë edhe ekzaminime të tjera. Krasniqi i ka shpëtuar një ndërhyrje kirurgjikale. Sulmuesi i Teutës do të qëndrojë pushim 3 javë dhe praktikisht do të shihet nëse mund të bëjë stërvitje të diferencuar. RIKTHIM TË SHPEJTË BLERIM”, – njofton klubi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco