Milan shumë pranë tranferimit të mbrojtësit të Chelsea-t

Milan shumë pranë tranferimit të mbrojtësit të Chelsea-t

09:54, 03/10/2020

Milan po kërkon për një qendërmbrojtës në këtë merkato verore. Emra të shumtë janë përfolur, por së fundmi nga “Calciomercato” raportohet se drejtuesit e klubi kuqezi i kanë kthyer sytë nga Antony Rudiger.

Mbrojtësi gjerman nuk është në planet e Lampard te Chelsea dhe do të mirëpriste një rikthim në Itali, aty ku edhe spikati me fanellën e Romës, ndërsa te Milani janë gati ta marrin me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit të ardhshëm.

Sipas medias në fjalë palët kanë nisur bisedimet dhe shumë shpejt mund të arrihet në një marrëveshje.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco