FOTO/ Kukësi zyrtarizon një mbrojtës dhe një mesfushor

FOTO/ Kukësi zyrtarizon një mbrojtës dhe një mesfushor

16:44, 01/10/2020

Dy prezantime te Kukësi në kulmin e zhurmës së krijuar nga largimet e emrave të rëndësishëm si Telushi, Obanor dhe Musta.

Klubi verilindor nëpërmjet njoftimeve për shtyp, ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Mehdi Hetemaj dhe të mesfushorit Ersil Ymeri.

Mbrojtësi shqiptar, i lindur në Austri, ka firmosur kontratën për 2 sezonet e ardhshme.

Ai vjen në Shqipëri nga kampionati austriak, ku ka luajtur me ekipe të ndryshme.

Së fundmi, 23-vjeçari ka qenë pjesë e Wiener Neustadt. Në të kaluarën, ai ka luajtur edhe me përfaqësuesen e Austrisë U-18.

Hetemaj i është bashkuar skuadrës verilindore në përgatitjet për sezonit e ri.

Kontratë dyvjeçare ka firmosur edhe Ersil Ymeri. Mesfushori 26-vjeçar e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke qenë se ka luajtur më parë me ekipet e Kamzës, Kastriotit e Laçit.

Së fundmi, ai ishte pjesë e Llapit në kampionatin e Kosovës. Ymeri u prezantua sot në zyrat e klubit dhe do të bashkohet nesër me skuadrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco