‘Nuk hezitova të zgjidhja Romën, prezantohet Kumbulla: I lumtur për debutimin, por...

‘Nuk hezitova të zgjidhja Romën, prezantohet Kumbulla: I lumtur për debutimin, por...

16:37, 01/10/2020

Me Romën debutoi si titullar në një ndeshje të madhe, pikërisht në barazimin 2-2 me Juventusin, padron prej thuajse një dekade i futbollit italian, por prezantimi zyrtar i Marash Kumbullës në klubin e tij të ri, ishte rezervuar për këtë të enjte. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare përjetoi një telenovelë të vërtetë merkatoje këtë verë. I kërkuar nga Juvja, Interi, Milani e skuadra angleze, në fund zgjodhi Romën.

“U fol për shumë kohë për shumë klube që më ndiqnin, por, kur më thërriti, Roma nuk hezitova dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Isha shumë i emocionuar, pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk hezitova, natyrisht për atë që përfaqëson Roma, për qytetin dhe tifozët. Ishte e lehtë të zgjidhja. Të lija Veronën ishte e vështirë, por kam bërë një hop cilësor.”

Kumbulla foli edher për Chris Smalling, një lojtar që Roma po tenton ta blejë përfundimisht këto orë, duke u shprehur:

“Nuk e zbuloj unë, ai ka një karrierë plot fitore dhe suksese. Mendoj vetëm për shokët që janë këtu, me mua, për të përmirësuar bashkëpunimin tonë”.

Debutimi me Juventusin ka qenë diçka e veçantë për 20-vjeçarin shqiptar, diçka që e pranon vetë, teksa deklaroi.

“Isha shumë i lumtur për debutimin. Të luaja ndaj Juventusit ishte emocionuese. Por mbetet edhe paksa pengu që nuk ia dolëm të merrnim tri pikët, pasi meritonim të fitonim”.

Në fund, Kumbulla foli edhe për diferencat mes ish-trajnerit të tij, Juric, dhe atij aktual, Fonseca, duke u shprehur se me portugezin markimi funksionon si repart dhe jo një për një, sikurse me teknikun e Veronës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco