Kjo është klauzola e ‘çmendur’ e Dest te Barcelona!

Kjo është klauzola e ‘çmendur’ e Dest te Barcelona!

16:15, 01/10/2020

Pritej prej disa ditësh, por vetëm ditën e sotme u bë zyrtare. Barcelona përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit njoftoi transferimin e mbrojtësit amerikan Sergino Dest për 21 milionë € plus 5 milionë euro bonuse.

19 vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal i Nelson Semedos, ky i fundit u largua për te Ëolves. Ish-lojtari i Ajax ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me blaugranët dhe ka një klauzolë të çuditshme të largimit.

Barça i ka vendosur amerikanit një kaluzolë prej 400 M €. Me atë çmim, do të ishte për t'u habitur të shihje një klub tjetër të interesohej për amerikanin. Por blaugranët kanë qenë të kujdesshëm dhe kanë vendosur klauzola të larta që nga episodi i Neymar në vitin 2017.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco